Telegrafi

Jurgen Kloppit i kthehen tre lojtarë për ndeshjen me Leicester Cityn

Liverpool nuk do të zbresë nesër në fushë, pasi përballja në kampionat kundër Leeds United është shtyrë, ndërsa Jurgen Klopp ka rikuperuar tre lojtarë.

Virgil Van Dijk, Fabinho dhe Curtis Jones kanë kaluar coronavirusin pasi në testet e fundit kanë rezultuar negativë dhe janë rikthyer në stërvitje me shokët e ekipit.

Lajm fantastik ky për trajnerin gjerman Jurgen Klopp i cili ka shumë nevojë të ketë një kontingjent sa më të pasur në këtë periudhë.

Liverpool rikthehet të luajë të martën (28 dhjetor), pasi “The Reds” do të përballen në “King Poëer Stadium” kundër Leicester City vendas.

Të dy skuadrat luajtën mes vete disa ditë më parë, ku Liverpooli pas penalltive e eliminoi Liecesterin, pasi koha e rregullt u mbyll 3-3. /Telegrafi/