Telegrafi

Jurgen Klopp zbulon se cilin ish-lojtar të Liverpoolit do ta kthente në Anfield

Jurgen Klopp ka zbuluar se cilin nga ish-lojtarët e Liverpoolit do ta rikthente në këtë kohë në Anfield.

Trajneri gjerman nuk e ka pasur të vështirë të zgjedh, pasi ka zgjedhur kapitenin legjendar të The Reds, Steven Gerrard.

Ish-mesfushori i The Reds u largua në vitin 2015 nga Liverpooli për të kaluar edhe dy vite të tjera te Los Angeles Galaxy.

Gerrard momentalisht është trajner i gjiganti skocez Glasgow Rangers, teksa ka raporte shumë të mira me Jurgen Klopp.

“Stevien do ta riktheja. Kjo është shumë e thjeshtë, por ai do të duhej të luftonte për pozitën e tij”, deklaroi Klopp duke qeshur.

Gjermani ka thënë se gjatë kësaj kohe sa ka ndaluar futbolli e ka takuar shumë shpesh legjendën angleze, pasi jetojnë në një lagje.

“Që kur jemi izoluar e kam takuar gjashtë apo shtatë herë Gerrardin, pasi më parë nuk ndodhte kështu”.

“Unë zakonisht dal për ta shëtitur nëpër lagje qenin tim, teksa Stevie është duke ecur me familjen e tij dhe bisedojmë”, u shpreh Klopp.

Liverpooli po pret rikthimin e Ligës Premier, pasi i duhen edhe gjashtë pikë për ta siguruar matematikisht titullin e kampionit. /Telegrafi/