Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA po mbanë sonte ceremoninë e ndarjes së çmimeve të quajtur ‘The Best’.
Sonte u vlerësua edhe trajneri më i mirë i vitit në futbollin e meshkujve dhe atë të femrave.
Sarina Wiegman u shpall si trainerja më e mirë në futbollin e femrave, ajo drejton Holandën.
Kandidatë për të fituar çmimin ishin: Marcelo Bielsa, Hans-Dieter Flick dhe Jurgen Klopp.
Arsene Wenger ndau çmimin për trajnerin më të mirë.
Ishte trajneri gjerman, Jurgen Klopp që ka fituar çmimin si trajneri më i mirë i vitit nga FIFA.
Klopp këtë vit fitoi Ligën Premier me Anglinë, derisa Hans-Dieter Flick që fitoi tripletën me Bayernin mbeti në pozitën e dytë. /Telegrafi/