Jurgen Klopp është deklaruar për mediat pas humbjes 3-1 të Liverpoolit përballë Arsenalit në javën e 23-të në Ligën Premier.
Trajneri gjerman e ka uruar skuadrën londineze për pikët e fituara, ndërsa shtoi se do të donte të shihet më shumë nga skuadra e tij.
“Urime për Arsenalin. Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë sot. Do të kisha dashur ta shihja ndeshjen më gjatë në 1-1. Ne gjetëm një mënyrë për të hyrë në lojë. Nuk gjuajtëm shumë në portë, por shënuam gol”, ka shtuar më tej Klopp.
“Duke u rritur më shumë në lojë, pjesa e dytë, ne patëm momentet tona dhe më pas pranuam atë gol. Kjo nuk ndihmon. Thjesht tregon se djemtë janë qenie njerëzore. Sot ne ishim vërtet njerëzorë”.
“Ata shënuan gola dhe ishin në shumë pjesë më të mirë se ne. Ne duhet të luajmë futboll më të mirë, kjo është e qartë”.
“A ishte një karton i kuq? Nuk jam i sigurt. Por edhe pa këtë ne humbasim 2-1 dhe kemi vetëm një goditje në portë”, ka shtuar më tej trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/
"Arsenal deserved the three points"
A diplomatic Jurgen Klopp gives credit to the opposition, but questions some of the referee calls tonight at the Emirates Stadium.#beINPL #LFC #AFC pic.twitter.com/jGkeQLKR3H
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) February 4, 2024