Site icon Telegrafi

Jurgen Klopp “lëndon” lojtarin e tij ndaj Arsenalit, ai u detyrua të largohej nga loja

Lëndimi i fundit i Liverpoolit erdhi si rezultat i një përplasje me Jurgen Klopp jashtë vijave të fushës.

Liverpooli është duke barazuar me rezultat 1-1 ndaj Arsenalit në “Anfield”, me Mohamed Salah që shënoi për “Të Kuqtë” dhe Gabriel Magalhaes për “Topçinjtë”.

Por, Liverpooli u detyrua që të bëj një zëvendësim pak kohë pas golit të barazimit.

Në një duel mes Bukayo Sakas dhe Kostas Tsimikas, ky i fundit përfundoi duke u përplasur me Klopp i cili po e përcillte ndeshjen nga vija.

Ky ishte një lajm i keq për mbrojtësin grek, për shkak se si pasojë e kësaj ndërhyrjeje ai pësoi një lëndim në krahë, gjë që bëri që ai të zëvendësohej nga Joe Gomez.

Tifozët menjëherë filluan me shaka në rrjetë sociale pas këtij rasti, ku kishte komente të tilla si: “Si ka mundësi që Klopp nuk mori një karton të verdhë, pas asaj ndërhyrje në Tsimikas”.

Në rast se Liverpooli shënon fitore në fund të takimit, ata do të bëheshin lider i Ligës Premier./Telegrafi/

Exit mobile version