Telegrafi

Jurgen Klopp krahason Mohamed Salahin dhe Cristiano Ronaldon para derbit të madh anglez

Jurgen Klopp ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Manchester United, që konsiderohet edhe derbi më i madh në Angli.

Në këtë ndeshje përveç rivalitetit të vjetër mes dy klube, në skenë do të jenë edhe Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Klopp u pyet për një krahasim mes dy lojtarëve, që po kalojnë një formë fantastike.

“Pse duhet t’i krahasoni ata?. Të dy janë padyshim lojtarë të klasit botëror”.

“Ndërsa këmba e majtë e Ronaldos nuk është e keqe, e Salah është ndoshta më e mirë”.

Lexo po ashtu Ole Gunnar Solskjaer konfirmon fjalët e Jurgen Klopp për Mo Salah, gjë që nuk do t’i pëlqejë Crisitano Ronaldos

“Pastaj ndoshta Ronaldo në ajër dhe në këmbën e tij të djathtë është ndoshta më i mirë. Nga shpejtësia, ata të dy janë mjaft të shpejtë, shumë të dëshpëruar për të shënuar gola”.
00
“Ndoshta kjo është ajo, unë nuk kam menduar vërtet për këtë. Nuk jam shumë i interesuar për këtë gjë, më falni”, deklaroi gjermani. /Telegrafi/