Site icon Telegrafi

Jurgen Klopp i ka bërë shumë të qarta ndjenjat e tij për Mason Mount mes interesimit për transferimin te Man United

Jurgen Klopp dikur e quajti asin e Chelseat, Mason Mount, si një lojtar 70 milionë eurosh, pasi spekulimet rriten se Liverpool mund të përgatisë një ofertë shokuese për reprezentuesin anglez.

24-vjeçari ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në Stamford Bridge dhe pritet që ai të largohet këtë verë në mënyrë që Blutë të ketë mundësinë për të marrë para nga largimi i tij në vend që ta lërë të lirë.

Kjo nga ana tjetër ka ndezur thashethemet se United tani po përgatitet të largohet nga marrëveshja, ose të paktën të mos shkojë më shumë se 55 milionë euro plus 5 milionë në shtesa që ata kanë ofruar.

Lexo po ashtu Ende asgjë për të ardhmen e Mount, Chelsea dhe United do ta kenë një takim vendimtar

Si rezultat, një dritare është hapur për Liverpoolin që të përpiqet të rrëmbejë një marrëveshje që në një fazë dukej e pashmangshme.

Duke folur në vitin 2019 kur Mount po shkëlqente në Angli, trajneri i Liverpoolit pohoi: “Tammy Abraham tani është një lojtar 70 milionë eurosh. Me siguri edhe Mason Mount, nëse jo më shumë. (Callum) Hudson-Odoi ishte më parë tashmë”.

Mendohet se Chelsea dëshiron të paktën 75 milionë euro nga shitja e Mount, por mund të shqetësohet nga interesimi i ftohur i United, duke pasur parasysh se kjo vetëm rrit gjasat që mesfushori i tyre i talentuar të largohet për asgjë verën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version