Telegrafi

Jurgen Klopp ia ka ndaluar dhjetë lojtarëve të Liverpoolit që të prekin shenjën e famshme ‘This is Anfield’

Dhjetë lojtarë të Liverpoolit janë ndaluar që të prekin shenjën e famshme ‘This is Anfield’ nga trajneri Jurgen Klopp.

Stadiumi i Liverpoolit “Anfield”, është bërë i njohur në tërë botën falë historisë dhe atmosferës briliante të gjeneruar nga tifozët gjatë ndeshjeve.

Një tjetër pjesë ikonike e stadiumit që nuk mund të shihet nga publiku, por ka qenë e prekur nga mijëra lojtarë gjatë viteve.

Shenja ‘This is Anfield’ është gjëja e fundit që lojtarët shohin para se të futen në fushë dhe gjatë viteve ishte bërë traditë për yjet e Liverpoolit që ta prekin atë teksa zbresin shkallët e tunelit.

Kjo shenjë ishte instaluar fillimisht nga ish-trajneri legjendar i Liverpoolit, Bill Shankly, 50 vite më parë dhe përfundi saj mban një nga thëniet e tij më të famshme: Është këtu për t’u përkujtuar djemve se për kë luajnë dhe për t’u përkujtuar kundërshtarëve se ndaj kujt po luajnë.

Sidoqoftë, në 2016 Jurgen Klopp i kishte dhënë fund kësaj tradite që lojtarët të prekin shenjën.

Lexo po ashtu Liga Saudite ndryshon strategjinë e transferimeve, kjo mund të joshë Salah të pranojë ofertën e tyre

“U kam thënë lojtarëve të mi që të mos e prekin shenjën ‘This is Anfield’ deri në momentin kur ata fitojnë diçka. Është një shenjë respekti. Unë e kam prekur kur isha trajner i Borussia Dortmundit, por ne humbëm 4-0”, kishte thënë Klopp.

Liverpooli nuk ka fituar një trofe që prej se e mposhtën Chelsean në penallti në finale të FA Cup në vitin 2022, andaj momentalisht në ekipin e tyre janë dhjetë lojtarë të cilët nuk e kanë shijuar trofeun me “Të Kuqtë”.

Lista e lojtarëve që nuk kanë fituar trofe me Liverpoolin:

1.Darwin Nunez

2.Cody Gakpo

3.Stefan Bajcetic

4.Alexis Mac Allister

5.Dominik Szoboszlai

6.Wataru Endo

7.Ryan Gravenberch

8.Ben Doak

9.Jarell Quansah

10.Conor Bradley

/Telegrafi/