Arsenal ka barazuar në derbin e xhiros në kuadër të xhiros së 17 të Ligës Premier.
Gunners nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë ndaj Liverpoolit me rezultat 3-3.
Vendasit arritën të shkrijnë epërsinë e dy golave të mysafirëve, duke kaluar në epërsi për pesë minuta.
Pas takimit ka folur edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, duke vlerësuar pikën e marrë ndaj Arsenalit.
“Një pikë është minimumi që ne e merituam. Për shkak të intensitetit të lojës nuk ishte e lehtë të krijoheshin raste më të qarta. Arsenali vetëm dhjetë minuta bëri lojën e vetë. Ne u kthyem në lojë dhe shënuam golin e tretë. Ju duhet të jeni të zemëruar me vetveten pasi që e kishit fitoren në dorë”, tha trajneri gjerman.
Theksojmë se në këtë takim arriti të realizoi edhe Granit Xhaka, i cili shënoi një super gol nga një distancë prej njëzet metrave.
Ndryshe, Liverpool zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 35 pikë, një më shumë se sa Arsenali i vendit të pestë. /Telegrafi/