Telegrafi

Juninho nxit reagime në Twitter: Loja e Atleticos ma kujtoi Arsenalin

Loja e Atletico Madridit kundër Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ta kujton Arsenalin – ka thënë ish-mesfushori i Lyonit, Juninho Pernambucano.

Me het-trikun e Cristiano Ronaldos në Santiago Bernabeu, Los Blancos janë shumë afër që ta eliminojnë rivalin e tyre lokal në gjysmëfinale, pas triumfeve në finalet e viteve 2014 dhe 2016.

Lexo po ashtu Simeone nuk i ka humbur shpresat

Atletico dështoi ta tregonte lojën e vet fizike dhe Juninho e ka shprehur zhgënjimin e tij me Diego Simeonen dhe skuadrën e tij, të cilën e ka krahasuar me Topçinjtë.

“Për herë të parë, një Atletico që i mungon agresiviteti – jo luftëtarë të vërtetë. Në këtë nivel, është e pafalshme… ma kujton Arsenalin”, ka shkruar braziliani në Twitter.

Postimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, përdoruesit e të cilëve kanë bërë po ashtu shaka në adresë të Arsenalit. /Telegrafi/