Drejtori sportiv i Lyonit, Juninho Pernambucano pranon se ata do të marrin në konsideratë çdo ofertë të Barcelonës për sulmuesin Memphis Depay.
Prioriteti i Barcelonës për sulmin këtë verë është ende për të nënshkruar me yllin e Interit, Lautaro Martinez.
Por, holandezi Depay është shfaqur si një opsion alternativ i fortë dhe Lyon mund të jenë të gatshëm për të shitur atë.
Drejtori sportiv i klubit francez, Juninho, ka folur për këtë çështje dhe pranoi se ata do të konsiderojnë një marrëveshje nëse arrin një ofertë e përshtatshme.
“Kur një 26-vjeçar që ka vetëm një vit në kontratën e tij ndiqet nga Barcelona, ai është në një pozitë të fortë”, ka thënë fillimisht Juninho për RMC.
“Ne nuk kemi marrë ndonjë propozim zyrtar nga Barcelona, por do të duhet ta konsiderojmë nëse ndonjë ofertë arrin”, përfundoi braziliani.
Ndryshe, Juninho ka folur edhe për yllin e Real Madridit, Karim Benzema, të cilin ka thënë se ëndërron ta rikthej te Lyoni. /Telegrafi/