Site icon Telegrafi

Julian Alvarez zgjedh tre mbrojtësit më të mirë që ka luajtur kundër, lë jashtë një yll të Ligës Premier

Julian Alvarez ka zbuluar tre mbrojtësit më të mirë me të cilët është përballur në karrierën e tij, duke lënë jashtë disa emra të mëdhenj.  

Sulmuesi argjentinas kaloi dy sezone në Ligën Premier me Manchester Cityn, ku fitoi tituj radhazi dhe shënoi 36 gola në 103 paraqitje. 

Këtë verë, Alvarez bëri një lëvizje duke kaluar te Atletico Madrid dhe duke iu bashkuar skuadrës së Diego Simeone në një transferim me vlerë 98 milionë euro.  

Gjatë kohës së tij në Angli, ai luajti kundër disa prej mbrojtësve më të mirë në botë. 

Në një intervistë të fundit me ESPN UK, 24-vjeçari e quajti Virgil van Dijk të Liverpoolit, së bashku me shokët e skuadrës së Argjentinës, Cristian Romero dhe Lisandro Martinezin, si mbrojtësit më të ashpër me të cilët është përballur. 

“Van Dijk sepse është shumë i fortë. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në botë”, deklaroi fillimisht Alvarez.  

“‘Cuti’ Romero dhe ‘Licha’ Martinez… ‘Cuti’ sepse ai është shumë agresiv dhe një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Dhe ‘Licha’ gjithashtu. Të dy janë shumë të ngjashëm në mbrojtjen e tyre agresive”, deklaroi Alaverz. 

Alvarez nuk përmendi Ëilliam Saliba të Arsenalit, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga mbrojtësit më të mirë sot. /Telegrafi/  

Exit mobile version