Telegrafi

Juli- i drejtohet Romeos: Ti je lojtari më i dobët i të gjithë kohërave

Romeo Veshaj dhe Julian Deda po vazhdojnë të kenë debate të ashpra me njëri-tjetrin.

Ata janë rikthyer në rivalë, teksa në këtë mes kanë futur edhe disa konkurrentë të tjerë.

Përplasja e tyre e radhës nisi për shkak të Françeska Muratit, e cila së fundmi pati një sqarim me Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin.

Foto: Screenshot/Instagram

Juli nga ana tjetër e akuzoi vazhdimisht prezantuesin duke e quajtur lojtar të dobët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Ti je lojtari më i dobët i të gjithë kohërave”, iu drejtua aktori, Romeos.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo ka bërë që të ketë një replikë edhe nga Veshaj, përkundër se në fillim patën raporte të mira.

Aktualisht Romeo dhe Juli janë dy nga banorët më të fortë të këtij edicioni. /Telegrafi/