Aktori i njohur i humorit Julian Deda di gjithnjë të krijojë situata komike në skenë, gjersa kohëve të fundit ai bie shpesh në sy për postimet e tij satirike në rrjetet sociale.
Së fundmi, Juli ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku duket të ketë ‘thumbuar’ paksa këngëtaren e njohur Enca Haxhia.
Në fotografi ai vërehet pranë një demi, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruanë se pas një ‘bisede’ me të, ata ranë në konkluzion se showmeni i njohur Ermal Mamaqi është më i bukur se këngëtarja.
“Me nje shokun tim. Biseduam gjate dhe arritem ne konkluzionin se Ermal Mamaqi eshte me seksi se Enca.”, (sic.) shkruan Jul Deda në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/