Site icon Telegrafi

Ju tregojmë se si përgatitet mishi i qengjit në Tetovë

Në kuadër të ciklit të ri të emisioneve nëpër restorantet shqiptare, Telegrafi Maqedoni vizitoi restorantin Sirena në qytetin e Tetovës.

Restorant me një traditë shumë vjeçare në gastronomi e të cilët për ne përgaditën specialitetin e mishit të qingjit, një recetë tradicionale dhe mjaft e shijshme.

Për përgaditjen e recetës së mishit të qingjit, shefi i kuzhinës së restorant Sirena tregoi sekretin se mishi duhet të jetë gjithmonë i freskët, i marinuar me kripë, biber, qepë dhe gjalpë dhe si i tillë duhet të qëndroi afërsisht gjysëm ore i marinuar para se të piqet në furrë për disa minuta.

Pas pjekjes së mishit në temperaturën e përshtatshmë për disa minuta, pjata shërbehet me garnir, perime të fërguara dhe oriz, me një dekor plot elegancë e më një shije fantastike.

Rezultati final është një pjatë tepër e shijshme, mish i shkrifët, i butë dhe më plot shije. Një pjatë që një marakli i vërtetë i mishit nuk do të mund t’i rezistonte.

Neve na bëftë mirë, ndërsa të gjithë jeni të mirëseardhur në restorantin Sirena për të kaluar kohë më familjarët apo miqtë tuaj, për ushqime fantastike, një staf mikpritës dhe ambient të mrekullueshëm… /Telegrafi/

Exit mobile version