Telegrafi

Ju kujtohet vajza që u shpall gabimisht ‘Miss Universe’? Sot po bën film me Vin Diesel (Foto/Video)

Kolumbiania e bukur, Ariadna Gutierrez, muaj më parë u gëzua për pak sekonda pasi u shpall gabimisht ‘Miss Universe’ nga nikoqiri i spektaklit, Steve Harvey, i cili menjëherë kërkoi falje për të treguar se fituesja e vërtetë e kurorës ishte bukuroshja nga Filipinet, Pia Wurtzbach.

Ky moment u konsiderua si skandal i madh dhe u përfol shumë në gjithë botën. Mirëpo, ajo do ta harrojë shumë shpejt zhgënjimin që nuk u shpall më e bukura.

Fama që mori falë atij skandali bëri që në drejtim të bukuroshes të shkojnë disa oferta për filma pornografikë. Por, Ariadna nuk u ngut dhe e priti momentin e duhur.

Me ndihmën e menaxherit të saj (që është edhe menaxher i Sofia Vergaras), ajo ka fituar një rol në filmin “xXx: The Return of Xander Cage”, ku luan krahas të famshmit Vin Diesel.

‘Miss Kolumbia’ të martën ka udhëtuar për në SHBA, ku do të fillojë xhirimet e filmit të ri, i cili në kinema do të shfaqet në vitin e ardhshëm.

 

Pos Diesel, ajo do ta ketë mundësinë të luajë edhe krahas yjeve të tjera, si Samuel L. Jackson, Jet Li, Conor McGregor, Nina Dobrev, Ruby Rose, si edhe yllit bollivudian Deepika Padukone. /Telegrafi/