Site icon Telegrafi

“A ju kam munguar?”, Buta rikthehet në rrjetet sociale pas rastit tragjik duke publikuar fotografi nga pushimet

Foto: Buta/Instagram

Reperi Buta ka prej muajsh që nuk është aktiv në rrjetet sociale.

Ai madje anuloi edhe të gjitha datat e koncerteve të verës, kjo për shkak të një rasti tragjik që ndodhi në muajin maj.

Bëhet fjalë për vrasjen e një 30-vjeçari në Ferizaj, për të cilën është i akuzuar vëllai i reperit, Qëndrim Januzaj, dhe dyshohet se pjesë e motiveve të vrasjes është edhe vet reperi.

Lexo po ashtu Buta reagon për herë të parë për rastin tragjik në Ferizaj: I falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin

Sido që të jetë, pas muajsh qëndrimi në heshtje, reperi emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj, ka bërë një rikthim në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar disa fotografi të ndryshme në rrjetin social Instagram, të realizuara në ngjyrat bardhë e zi.

“Mirëmbrëma yje, a ju kam munguar”, ka shkruar reperi ferizajas në mbishkrimin e këtyre imazheve.

Pjesë e fotografive janë disa nga momentet që ai ka shijuar në plazh këtë verë gjatë pushimeve të tij. /Telegrafi/

Foto: Buta/Instagram

 

Foto: Buta/Instagram

 

Foto: Buta/Instagram

 

Foto: Buta/Instagram
Exit mobile version