Telegrafi

Jovetic shpreson të transferohet te Sevilla

Stevan Jovetic ka konfirmuar se ai shpreson për t’u bashkuar me Sevillan këtë muaj. 

Skuadra e Interit është kthyer në Itali pas stërvitjeve një javore në Marabella të Spanjës.

Me tu kthyer në aeroportin e Milanos, Malpensa, sulmuesi malazez është ndaluar nga një grup i tifozëve ku u pyet për mundësinë e bashkimit me Sevillan.

Lexo po ashtu Sevilla afër Joveticit

“Do të shkoni në Sevilla? Shpresoj të jetë kështu”, është përgjigjur Jovetic, përcjell Telegrafi.

Malazezi ka qenë gjithashtu i anashkaluar për udhëtimin e Interit ndaj Udineses të dielën, edhe pse skuadra e Interit dhe fituesit e Ligës së Evropës duhet ende të arrijnë një marrëveshje mbi transferimin e tij. /Telegrafi/