Telegrafi

Jovetic shënon gol të ‘çmendur’ ndaj Armenisë pas asistimit perfekt të Beqirajt (Video)

Stevan Jovetic ka shënuar një supergol në ndeshje ndaj Armenisë.

Mali i Zi ka mposhtur Armeninë me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”.

Lexo po ashtu Beqiraj shënon gol të bukur për Malin e Zi (Video)

Më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi i Interit, Stevan Jovetic, i cili shënoi het-trik.

Megjithatë, goli i tretë ishte i hatashëm nga Jovetic që shënoi me gërshërë pas një harkimi perfekt të futbollisti me prejardhje nga Kosova, Fatos Beqiraj.

Vlen të theksohet se edhe Beqiraj shënoi një gol në këtë takim, atë të parin në minutën e dytë të ndeshjes. /Telegrafi/