Telegrafi

Jovetic mund të rikthehet te Sevilla

Sulmuesi malazes, Stevan Jovetic është rikthyer aktualisht te Interi pas huazimit gjashtë mujor te Sevilla.

Por duket se ish-anëtari i Manchester Cityt do të largohet përsëri nga ‘Neroazzurrët’.

Trajneri Luciano Spalletti nuk e ka në planet e veta dhe i ka kërkuar larigmin.

E ardhmja e malazesit është përsëri në kampionatin spanjoll La Liga.

Sevilla është duke kërkuar blerjen e tij dhe ka filluar negociatat me Interin.

Andaluzianët kanë ofruar 12 milionë euro për transferimin e përhershëm të Joveticit. /Telegrafi/