Telegrafi

Jovetic kërkohet nga skuadra e madhe spanjolle

Stevan Jovetic do të jetë njëri nga të larguarit e parë nga Interi.

Afati kalimtar i janarit po vije dhe Jovetic tani duket se ka bërë gati valixhet për largim.

27-vjeçari ka prishur marrëdhëniet e tij me trajnerin Stefano Pioli dhe largimi duket i pashmangshëm.

E ardhmja e tij duket larg Interit dhe Serie A, pasi është skuadra e Valencias që po e kërkon me ngulm atë.

Marca ka shkruar se ‘Lakuriqët’ janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro për malazezin. /Telegrafi/