Telegrafi

Jovetic: Jemi Interi, nuk i frikësohemi Juves

Malazezi ka disa oferta nga klubet italiane

Sulmuesi i Interit, Stevan Jovetic, nuk i trembet Juventusit në sezonin e ri, pavarësisht se bardhezinjtë deri tani kanë afruar lojtar të mëdhenj në këtë afat kalimtar.

Kampioni i Italisë ka arritur të sigurojë shërbimet e Miralem Pjanic nga Roma, Marko Pjaca nga Dinamo Zagreb, Dani Alves nga Barcelona dhe Medhi Benatia nga Bayer, teksa pritet edhe zyrtarizimi i sulmuesit Gonzalo Higuain.

Megjithatë, sulmuesi i Interit, Stevan Jovetic mendon se edhe skuadra e tij do të jetë arrë e fortë në sezonin e ri të Series A.

Lexo po ashtu Handanovic flet për ndeshjet parapërgatitore të Interit

“Juventusi ka një skuadër të mirë dhe kanë firmosur me disa lojtarë të mirë, megjithatë nuk më shqetëson ky fakt”

“Mua më pëlqen të luaj kundër të tilla skuadrave. Dëshirojmë ta nisim sezonin ashtu siç bëmë vjet, madje akoma më mirë”.

“Synimi ynë është kthimi në Ligën e Kampionëve. Nëse edhe Interi do të bëjë përforcime në merkato, jam i bindur se do të paraqitemi shumë mirë”, përfundoi sulmuesi malazez. /Telegrafi/