Anthony Joshua ka zbuluar se kishte probleme shëndetësore para rimeçit ndaj Andy Ruizit.
Boksieri britanik riktheu në belin e tij tre titujt WBA, WBO dhe IBF që i kishte humbur më 1 qershor të këtij viti nga meksikano-amerikani.
Por, AJ ka thënë pas fitores se ai kishte probleme shëndetësore para ballafaqimit, shkaku që ishte i lodhur dhe i plogësht.
“Kam pasur probleme shëndetësore para rimeçit dhe kjo vinte nga një kohë e gjatë:, ka thënë Joshua për Radio 5 Live.
“Nuk e dija çfarë po ndodhte me mua. Ndihesha shumë i lodhur dhe i plogësht, mendoja se po vinte nga stërvitja”.
“Në zhveshtoren time e merrja një kovë me akull dhe e fusja kokën time atë dhe pyesja veten ‘pse ndihem kaq i lodhur?’”.
“Përgjegjësia te jeni kampion bote është shumë e madhe. Të gjitha ato gjëra, të bëjnë të ndihesh i lodhur, duhet t’i llogaritni obligimet shtesë. Tani kam energjinë e duhur dhe nuk kam humbur asnjë seancë stërvitore”, ka shtuar më tej ai.
Joshua arriti ta mposhte Ruizin vetëm me pikë në përballjen që zgjati 12 raunde në Arabinë Saudite. /Telegrafi/