Anthony Joshua ka folur për herë të parë prej fitores së Tyson Furyt me nokaut teknik kundër Tom Schwarzit në Las Vegas.
Ish-kampioni i padiskutueshëm ia shkaktoi humbjen e parë boksierit gjerman, pas vetëm dy raundesh në meçin e zhvilluar në Amerikë që ishte edhe debutimi i britanikut në SHBA.
Joshua është konsideruar si një nga rivalët e mundshëm të Furyt para se ta pësonte humbjen shokuese nga Andy Ruiz Jr. kur edhe i humbi të gjithë titujt në kategorinë e peshave të rënda.
🗣️ Anthony Joshua reacts to Tyson Fury vs Tom Schwarz: "I could talk s***, but he done what he had to, well played to him. I wanna go back to fighting some easy opponents! [Schwarz was ranked] 56th. I think, why am I out here doing all this s*** myself? D'you know what I mean?" pic.twitter.com/Ol5bz5oWmy
— Michael Benson (@MichaelBensonn) June 17, 2019
“Çfarë mendoj për fitoren e Tyson Furyt? Ai e kreu punën. Mund të flas diçka pa lidhje, por ai e ka bërë atë që duhej ta bënte”.
“Dua të kthehem dhe të përballem me disa kundërshtarë të lehtë”, ka thënë më pas AJ duke iu referuar pozitës së Schwarz (në vend të 56-të) në renditjen e më të mirë në kategorinë e peshave të rënda.
Joshua do ta zhvillojë rimeçin me Ruiz në fund të këtij viti në përpjekje që t’i rifitojë titujt e tij. /Telegrafi/