Anthony Joshua ka bërë një pretendim tronditës se Andy Ruiz Jr e mundi atë vetëm pasi lëshoi një “goditje me fat”.
Superylli britanik, 29 vjeç, u rrëzua katër herë nga Ruiz në përballjen e tyre të 1 qershorit në Madison Square Garden të New Yorkut.
Por, ‘AJ’ është i bindur se 29-vjeçari meksikano-amerikan i dha humbjen e tij të parë profesionale vetëm për shkak të fatit të pastër që pati.
“Me një grusht me fat. Me një grusht të dërguar nga zoti”, ka thënë fillimisht Joshua ai për Sky Sports.
“Unë nuk e di se çfarë tronditje ishte, por me siguri, pas meçit nuk e dija se çfarë raundi u ndërpre ndeshja”.
“Kështu që unë thjesht jam tronditur nga goditja e Ruiz Jr edhe katër raunde të tjera isha jashtë”.
“Përfundova duke u kapur me një goditje të majtë në majë të kokës. Ai nuk është aq i shkathët, por është një luftëtar i mirë”, përfundoi boksieri britanik.
Sjellja e Joshuas ka ardhur në qendër të vëmendjes pasi ai e quajti legjendën e boksit Lennox Lewis një “palaço”.
Ndryshe, rimeçi mes Joshuas dhe Ruiz Jr, i cili është i vendosur të mbrojë titujt e tij të WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO pritet të zhvillohet më 7 dhjetor në Diriyah, Arabia Saudite.
Por, Ruiz kohëve të fundit pretendoi në Instagram se ‘lufta’ nuk do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe është i bindur se rimeçi do të mbahet në SHBA. /Telegrafi/