Site icon Telegrafi

Joshua i thotë Furyt dhe Wilderit: Vetëm edhe dy vite më prisni

Anthony Joshua e ka paralajmëruar Tyson Furyn dhe Deontay Wilderin për vitin e ardhshëm.

Boksieri anglez u ka bërë me dije dy kundërshtarëve të tij se vitin tjetër do të jetë më i vështirë për tu mposhtur.

Joshua është kampion në fuqi i peshave të rënda, gjersa ende nuk është përballur me Wilderin.

Foto: Tyson Fury

“Sa më gjatë që Wilder dhe Fury nuk përballen me mua, aq më të vështirë do ta kenë”, tha fillimisht kampioni i botës në boks për BBC Radio.

“Unë nuk jam luftëtari i para dy vitesh. Më jepni një apo dy vite dhe do të zhvillohem edhe më shumë.

“Ata do ta kenë shumë të vështirë të më mposhtin vitin e ardhshëm, pasi gabimet që bëra ndaj Wladimir Klitschko, nuk i bëjë më.”, ka shtuar më tej Joshua. /Telegrafi/

Foto: Deontay Wilder
Exit mobile version