Site icon Telegrafi

Joshua do të hyjë në politikë kur të pensionohet nga boksi, ndërsa Fury tashmë ka njoftuar se do të garojë për Parlament

(Foto: Getty Images)

Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda, Anthony Joshua, planifikon të hyjë në politikë pasi të pensionohet nga boksi.

28-vjeçari dëshiron të bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe kur ta përfundojë karrierën në ring.

(Foto: Getty Images)

Kur është pyetur se a do të inkuadrohej në politikë, ai ka thënë: “Po, 100 për qind. Kam disa gjëra për të thënë. Besoj se jam po aq i kualifikuar sa njerëzit që ndodhen aty”.

“Ndoshta nuk e kam edukimin dhe diplomat për ta dëshmuar këtë, por kam mësimin e rrugës dhe jam shumë i ditur sa u përket çështjeve reale”, citon Daily Star fjalët e AJ.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, Joshua që është nga Watfordi, ka thënë se do ta vazhdojë të merret me boks së paku edhe një dekadë.

Lexo po ashtu Joshua paralajmëron Parkerin: Nevojitet më shumë se një njeri për të më ndalur (Video)

Më 31 mars, britaniku do ta zhvillojë meçin për unifikimin e titujve ndaj boksierit nga Zelanda e Re, Joseph Parker.

(Foto: Getty Images)

Joshua nuk është boksieri i parë që dëshiron të bëjë karrierë në Westminster. Tyson Fury, i cili e mposhti Wladimir Klitschkon në vitin 2015, tashmë e ka bërë publik planin e tij që të garojë në Parlament si kandidat i pavarur. /Telegrafi/

Exit mobile version