Anthony Joshua është detyruar t’i mohojë pohimet se ai e ka humbur qëllimisht duelin ndaj Andy Ruiz Jr. në debutimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-kampioni i unifikuar i humbi titujt e tij në kategorinë e peshave të rënda pas humbjes shokuese nga amerikano-meksikani, ndërsa që atëherë ka pasur teori të ndryshme konspirative për humbjen e tij.
🙅♂️😃 Anthony Joshua hits back at people who have suggested he's been happy and relieved since losing to Andy Ruiz Jr. pic.twitter.com/1lXcmNGmlc
— Michael Benson (@MichaelBensonn) June 17, 2019
Për më shumë, edhe promovuesi i tij, Eddie Hearn, kishte nxitur më shumë thashetheme duke theksuar se klienti i tij është ndier i çliruar pasi më në fund humbi.
Në fund të këtij viti, Joshua do ta zhvillojë rimeçin ndaj Ruizit në përpjekje për t’i rikthyer titujt e tij, ndërsa ka pasur spekulime se gjithçka ka qenë e planifikuar.
“Derisa e di se ku qëndron me veten, mirë dhe keq, vetëm kjo ka rëndësi. Njerëzit gjithmonë do ta interpretojnë tregimin ashtu si duan ata… Derisa qëndron i drejtë me vetveten dhe e di ku qëndron në një situatë, nuk ke pse shqetësohesh”, ka thënë AJ. /Telegrafi/