Anthony Joshua e ka pranuar sfidën me Tyson Furyn dhe propozimin e këtij të fundit që fitimet të ndahen 60/40.
Kampioni i botës në peshën e rëndë WBC së fundmi e sfidoi publikisht Anthony Joshuan për duel për gjerdanin e artë dhe sipas informacione të fundit ky propozim është pranuar.
Palët kanë rënë dakord që përfitimet të ndahen 60 me 40 në të mirë të Furyt, siç ka thënë promotori Eddien Hearn.
"WE ACCEPT 60/40"
✅ @EddieHearn has confirmed that they have accepted an offer of a 60/40 for @Tyson_Fury vs @anthonyjoshua!
Watch the full interview HERE ➡️ https://t.co/79gC4KS14L
Who wins and how? ⬇️#Boxing #EddieHearn #FuryJoshua #TysonFury #AnthonyJoshua pic.twitter.com/o4LYisxHLc
— IFL TV (@IFLTV) September 7, 2022
Ekipi i Tyson Furyt kërkoi që dueli të zhvillohet më 12 nëntor, po Joshua kërkon një muaj më shumë kohë për t’u rikuperuar.
Ai synon që përballja të zhvillohet më 17 dhjetor.
Ekipi i Furyt ka reaguar duke i vënë ultimatum se duhet të pranoj 26 nëntorin ose 3 dhjetorin, ndryshe dueli nuk zhvillohet.
Tashmë ka mbetur vetëm të caktohet edhe data e meçit. /Telegrafi/