Tashmë do ta shohim një ndër duelet më të forta të vitit në boksin profesionist.
Kompania që po promovon duelin e madh të boksit në peshat e rënda mes dy kampionëve të botës Anthony Joshua dhe Joseph Parker ka bërë me dije sot se deri më tani janë shitur 70 mijë bileta nga 78 mijë vendet që ka “Principality Stadium” në Kardif, ku dhe do të zhvillohet sfida, më 31 mars.
Çka do të thotë që për fansat ka ende edhe 7 mijë vende bosh, të cilat pritet të avullojnë brenda fundjavës.
Biletat janë vënë në shitje nga dita e hënë dhe ato janë avulluar nga fansat e shumtë, kryesisht të Joshua, që do të duelojë në Britaninë e Madhe, para tifozëve të tij.
Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre, me Joshua që mban titujt e kategoritë IBF, IBO dhe WBA, ndërsa neo-zelandezi Parker atë të kategorisë WBO.
Britaniku ka zhvilluar në këtë stadium edhe duelin e fundit, atë ndaj Carlos Takam. /telesport/