Site icon Telegrafi

Joshua nuk pranon ta dorëzojë titullin WBO – i gatshëm për përballjen me Usyk

Anthony Joshua ka thënë se e mirëpret një përballje me Oleksandr Usyk.

Boksieri britanik i riktheu në belin e tij të tre titujt e kampionit mbrëmë në rimeçin ndaj Andy Ruizit në Arabinë Saudite.

Këtë gjë Joshua e bëri gjashtë muaj pasi humbi nga meksikano-amerikani, por tani duhet t’i mbrojë titujt e tij, WBA, WBO dhe IBF.

Foto: Oleksandr Usyk

Britaniku tani e ka të detyruar të përballet me Kubrat Pulev ose Usyk, mirëpo ky i fundit duket se është i pari në listë.

Lexo po ashtu Pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas - Nga Wilder te Ruiz

“Nuk ka problem. E mirëpres atë përballje”, ka thënë Joshua kur është pyetur për përballjen me ukrainasin.

Edhe promovuesi i tij, Eddie Hearn ka thënë se njëri prej tyre do të jetë sfiduesi i radhës, por që Usyk është më i mundshmi. /Telegrafi/

Exit mobile version