Telegrafi

Joshua: Më mposhti një boksier i mirë

Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Në New York të SHBA-ve ndodhi e papritura! Anthony Joshua i humbi titujt nga Andy Ruiz Jr. Diçka që askush nuk e kishte pritur.

Ndërsa në prononcimin e tij pas duelit, britaniku theksoi se kundërshtari i tij ishte një boksier i mirë, prandaj fitoi.

Andy Ruiz Jr e rrëzoi katër herë Anthony Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Përballë një boksieri të mirë. Më mposhti një boksier i mirë sonte. Shumë fat atij, por unë duhet të rikthehem”.

Lexo po ashtu Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt

“Kjo është e gjitha pjesë e tregimit dhe rrugëtimit. Luftëtar në zemër, boksier nga profesioni. Ai ia doli mirë”.

“Kjo do t’i bëjë njerëzit që të flasin akoma më shumë për kategorinë e peshave të rënda. Është shqetësuese. Kemi një ekip të fortë. Do të kthehemi. E respektoj secilin kundërshtar”, ka deklaruar Joshua pas humbjes.

Tani janë kalkuluar edhe fitimet e para të mundshme, Joshua ka fituar një mal me pare përkundër se humbi, por as Ruiz nuk mbeti keq nga ana financiare prej këtij dueli, detajet dhe shifrat. /Telegrafi/