Telegrafi

Joshua komenton duelin dhe fitoren e Bellew ndaj Haye

Anthony Joshua beson se David Haye meriton respekt dhe merita për paraqitjen në O2 Arena ndaj Tony Bellew.

Boksieri 36-vjeçar u lëndua në nyjën e këmbës në rundin e gjashtë, por kjo nuk e ndali atë të vazhdojë duelin.

Lexo po ashtu Haye një luftëtar i vërtetë - Momenti kur pësoi lëndim në raundin e gjashtë, por vazhdoi të luftonte deri në të 11-in, edhe pse mezi qëndronte në këmbë (Video)

Kampioni në IBF, Joshua, e shikoi nga afër meçin si pjesë e panelit të ekspertëve të Sky Sport dhe në fund të duelit foli fjalë të mëdha për Hayen, edhe pse ky i fundi humbi.

“Të gjithë meritat për Haye, sepse ai me këmbë të lënduar qëndroi në ring”.

“Shumica e boksierëve mezi do shpëtonin nga një luftë e tillë. Njerëzit po thonë që se ai duhet të hidhte peshqirin, por ai qëndroi atje sa më gjatë që mundi”.

Lexo po ashtu Bellew zbulon lutjen që ia bëri Hayes pak momente para hedhjes së peshqirit për dorëzimin e meçit

“Ishte një luftëqensh në fund të ditës, ne duhet të bëjmë atë që duhet bërë”.

“Meritat shkojnë edhe për Tony Bellew, ai qëndroi atje ndaj një boksieri të peshave të rënda dhe ai gjuajte me grushtet më të mira që kishte”.

Joshua dhe Tony Bellew pas duelit.

“Si boksier i peshave të mesme të kalosh në ato të rënda, ai bëri mirë. Merita shkojnë te Bellew”, ka thënë Joshua.

Vlen të theksohet se Anthony do të ndeshjet me Wladimir Klitschkon më 29 prill 2017. /Telegrafi/