Telegrafi

Joshua humb njërin titull nëse takohet përsëri me Klitschkon

Boksieri që fitoi tre tituj të botës, Anthony Joshua, nëse pranon rimeç me Wladimir Klitschkon do të humb njërin nga titujt.

Joshua mban titujt e IBO, WBA dhe IBF pas fitores ndaj boksierit ukrainas.

Por ai duhet ta dorëzojë titullin në IBF, sikurse që kishte bërë Tyson Fury, i cili kishte vendosur të ndeshjet me Klitschkon.

Fury kishte dorëzuar rripin e IBF, dhe njëjtë duhet ta bëjë Joshua.

Joshua pas meçit

Sipas rregullave të IBF, Joshua, do të duhet të ndeshjet me Kubrat Pulev.

Nëse Joshua vendos për rimeç me Klitschon, atëherë njëri titull do të hiqet dhe këtë nuk e sheh si problem skuadra e britanikut. /Telegrafi/