Anthony Joshua ka fituar ndaj Kubrat Pulev në raundin e nëntë me nokaut, duke vazhduar t’i mbajë titujt në WBA, IBF dhe WBO.
Ai pas meçit u pa i lumtur, por foli pak, duke mos e zgjatur shumë në intervistë.
“Boksi është të flasësh pak dhe të veprosh më shumë. Shpresoj që të gjithë ishin të kënaqur”.
ANTHONY JOSHUA KNOCKS OUT PULEV BRUTALLY!!!! #JoshuaPulev pic.twitter.com/U2bB9XA92F
— Strictly Boxing Fans (@BoxingBritain1) December 12, 2020
“E fillova këtë sport në vitin 2013 dhe që nga atëherë i kam ndjekur titujt”.
Tutje ai i hap rrugë një meçi me boksierin tjetër anglez Tayson Fury, duke thënë që nuk është problem i madh.
“Nuk po nxitohem. Nuk është për kundërshtarin, por për titullin. Nëse është ai Tayson Fury, le të jetë Tyson Fury. Nuk është problem i madh”, ka thënë Joshua. /Telegrafi/