Telegrafi

Joshua dhe Ruiz arrijnë në Diriyah Arena, gati për super-meçin e peshave të rënda

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr kanë arritur tashmë në vendin ku do të zhvillojnë meçin e shumë pritur të peshave të rënda.

Boksieri britanik dhe ai meksikano-amerikan do të zhvillojnë mes vete meçin për titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Ky takim apo revansh i shumëpritur do të zhvillohet në Diriyah Arena të Arabisë Saudite.

Lexo po ashtu Dallimet në gjatësi dhe peshë - plani i Andy Ruiz për ta tejkaluar disavantazhin fizik ndaj Joshuas

Në këtë vend, tashmë kanë arritur të dy boksierët së bashku me ekipin e tyre dhe janë gati për meçin e shumëpritur.

Takimi mes dy gjigantëve të boksit pritet të fillojë rreth orës 22:00.

/Telegrafi/