Site icon Telegrafi

Joshua bën shaka sikur Wilder e thërret në telefon, promotori i ‘AJ’ thotë se nuk është kontaktuar asnjëherë – “Bombarduesi i Bronztë” i demanton me një video në rrjetet sociale

Anthony Joshua fitoi ndaj Joseph Parker në stadiumin e Cardiffit, Principality.

Pas kësaj ai është njeriu që mban titujt WBA, IBF, IBO dhe së fundmi WBO dhe kështu e ka rrugën e hapur të ndeshet me Deontay Wilder për titullin e WBC-së.

Amerikani tash e disa kohë publikisht është duke i kërkuar britanikut një përballje.

Lexo po ashtu Wilder i përgjigjet Joshuas, pranon përballjen: Çfarë vjedhje, Parker kampioni i vërtetë

Pas meçit ndaj Parker, promotori i Joshuas, Eddie Hearn, gjatë konferencës për media ka thënë se Wilder ka vetëm fjalë dhe jo vepra, pasi ai nuk është kontaktuar asnjëherë nga njerëzit e Wilderit.

“Deontay Wilder duhet të ishte këtu sonte, por u tërhoq. Herën e fundit ai boksoi para shtatë mijë njerëzve, tregoni Wilderit se si tingëllojnë 80 mijë të pranishëm”.

Promotori i Joashuas, Eddie Hearn, duke folur për media pas meçit (Foto: FightHubTv/YouTube)

“Ata nuk duan, nuk na janë afruar asnjëherë, ndërsa Joshua është këtu, është përballur me gjithë kampionët dhe ka fituar gjithë titujt”.

“Në meçin e 22-të ai ka shansin të bëhet kampion i padiskutueshëm i botës”.

Lexo po ashtu Fitimet e Joshuas ndaj Parker të përkthyera në detaje: Shumë marramendëse për minutë

“Njerëzit e Deontay Wilder nuk na kanë kontaktuar, ata nuk duan t’ia dinë. Ai ndeshet në arena pa shikues. Shikoni se çfarë po bën Joshua. Wilder tani është duke na shikuar dhe kjo quhet spektakël. Ai nuk do të fitojë ndaj AJ dhe kësaj tifozërie”, ka thënë Hearn.

Pas këtyre fjalëve Joshuas i ka cingëruar telefoni dhe me shaka ai bëri sikur Wilder është duke e thirrur.

Britaniku ka thënë se është duke menduar të shkojë në Amerikë për ta takuar Wilderin dhe për të parë sa serioz është ai.

Pas këtyre fjalëve Wilder ka postuar një tjetër video në rrjetet sociale (pas asaj që pranon të ndeshet), ku shikohet se një nga njerëzit e tij tenton të thërret në telefon promotorin e Joshuas, por Hearn nuk e hap telefonin.

Gjërat kanë filluar të nxehen ende pa filluar asgjë konkrete, një tregues se me Joshuan dhe Wilderin ringu do shndërrohej më të vërtetë në një arenë lufte. /Telegrafi/

Exit mobile version