Paul Pogba nuk do të bashkohet me Barcelonën dhe kjo është tashëm definitive.
Dy ditë para mbylljes së afatit kalimtar në Ligën Premier, Manchester United dhe Jose Mourinho e kanë bllokuar çdo shitje potenciale të yllit francez.
Barça nuk ka paraqitur ofertë zyrtare për Unitedin dhe pse flitej për një ofertë prej 50 milionë euro dhe dy lojtarë si Yerry Mina dhe Andres Gomes.
Është Jose Mourinho që nuk e paramendon humbjen e një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme dhe kampion bote si Pogba.
Mino Raiola është përpjekur që të bënte diçka, por që klubi ia ka bërë me dije që lojtari nuk do të largohet për asnjë çmim.
Paul Pogba kërkonte të ribashkohej me Arturo Vidal që dikur ka luajtur te Juventuasi, por është pikërisht Mournho ai që ka ndikuar që gjithçka të dështojë.
Tashmë Barcelona mund të kthehet kah mesfushori tjetër francez Adrien Rabiot.
Në Angli edhe dy ditë mbyllet afati kalimtar. /Telegrafi/