Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, është dënuar me katër ndeshje për shkak të komenteve drejtuar përfaqësuesve të Galatasaray, shkruan Sky Sports.
Komisioni disiplinor i Superligës turke i ka konsideruar deklaratat e Mourinhos me prapapavijë raciste.
Në fakt, Mourinho është suspenduar për dy ndeshje për shkak të deklaratave, ndërsa për dy ndeshje tjera është suspenduar pas fyerjeve në drejtim të gjyqtarit të katërt.
“Pas ndeshjes, e falënderoj Slavko Vinçiqin për referimin e kësaj ndeshjeje të madhe. Nëse do të ishte gjyqtar turk, do të ishte katastrofë. Të gjithë në bankën e rezervistëve të Galatasarayt hidheshin si majmunë pas çdo vendimi të drejtë”, ka thënë Jose Mourinho.
Fenerbahce tashmë po përgatitet të bëjë një apel. Nëse vendimi qëndron, trajneri i tyre do të humbasë ndeshjet kundër Antalyaspor, Samsunspor, Bodrum dhe Trabzonspor.
Më parë u raportua se Mourinho po përgatit një kundërpadi ndaj përfaqësuesve të Galatasarayt.
Galatasaray është lider në Superligën e Turqisë me 64 pikë, ndërsa Fenerbahçe në vendin e dytë ka 58 pikë./Telegrafi/