Telegrafi

Jori Delli shuan dyshimet për raportin me Noizy, zbulon se do të jetë pjesë e videoklipit të reperit

Modelja Jori Delli u bë e njohur për shqiptarë edhe më shumë me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Pas daljes nga shtëpia e famshme, modelja u pa në shoqëri të reperi të njohur, Noizy në një hajt luksoz në Jug të Shqipërisë.

Postimet e tyre ku shiheshin në të njëjtin ambient ngjallën dyshimet se mes dyshes kishte lindur diçka më shumë se miqësi.

Foto: Jori Delli/Instagram

Por, në një intervistë në Top Albania Radio, modelja ka mohuar këta zëra madje zbuloi se arsye pse u pa në shoqëri të Noizyt ishte sepse ajo do të jetë pjesë e videoklipit të tij.

“Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin te Currilat. Erdhi kërkesa në Instagram, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn. Më shkroi që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit”, tha modelja.

Foto: Noizy/Instagram

“Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë”, u shpreh Jori.

Lexo po ashtu Noizy shfaqet sërish në shoqëri të Jori Dellit

Ndryshe, kujtojmë që Jori qëndroi për disa javë në BBVA dhe u kthye në një prej banoreve më të dashura për publikun për shkak të pozitivitetit që transmetonte. /Telegrafi/