Modelja Jori Delli u bë e njohur për shqiptarë edhe më shumë me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Pas daljes nga shtëpia e famshme, modelja u pa në shoqëri të reperi të njohur, Noizy në një hajt luksoz në Jug të Shqipërisë.
Postimet e tyre ku shiheshin në të njëjtin ambient ngjallën dyshimet se mes dyshes kishte lindur diçka më shumë se miqësi.
Por, në një intervistë në Top Albania Radio, modelja ka mohuar këta zëra madje zbuloi se arsye pse u pa në shoqëri të Noizyt ishte sepse ajo do të jetë pjesë e videoklipit të tij.
“Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin te Currilat. Erdhi kërkesa në Instagram, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn. Më shkroi që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit”, tha modelja.
“Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë”, u shpreh Jori.
Ndryshe, kujtojmë që Jori qëndroi për disa javë në BBVA dhe u kthye në një prej banoreve më të dashura për publikun për shkak të pozitivitetit që transmetonte. /Telegrafi/