Jori Delli është një nga banoret e reja të shtëpisë që u fut brenda pak ditë më parë.
Menjëherë pas hyrjes në shtëpinë e famshme, ajo filloi ngacmimet me banorëe e tjerë dhe po qëndronte më afër Luiz Ejllit.
Me artistin shkodran bëri disa biseda, gjersa në një moment e ngacmoi për ish-të dashurin e Kiara Titos, Butrint Imeri, pasi kënga e tij dëgjohej në sfond.
Një gjë e tillë ndodhi sërish dhe kjo e revoltoi më shumë këngëtarin, duke thënë se nuk është në rregull që të merret vazhdimisht me këtë.
“Është hera e dytë që po më bën diçka në këtë shtëpi. E para gënjeu, dhe e dyta më përmendi Butrintin. Unë nuk përgjigjem si ti, unë të largoj jashtë shtëpie”, tha Ejlli.
Nga ana tjetër, balerina dhe modelja e njohur theksoi se nuk e bëri këtë me qëllim dhe mendoi se do e merrte si një formë argëtimi.
“Ti më ke trajtuar shumë mirë. Nuk të bëra asnjë gjë. Ishe personi i parë që më është afruar”, tha Jori.
Luizi pas kësaj shtoi se nuk e meritonte një gjë të tillë e që nuk bën të hyjë askush në gjërat personale. /Telegrafi/