Mesfushori i Chelseat, Jorginho, ka thënë se është shqetësuar nga njerëzit që thoshin se ishte transferuar te Blutë për shkak të Maurizio Sarrit.
Futbollisti italian me origjinë braziliane iu bashkua ekipit anglez nga Napoli në verën e vitit 2018 kur strategu italian mori postin e trajnerit në Stamford Bridge.
29-vjeçari fillimisht e pati të vështirë të përshtatej në Londër, por tashmë është bërë lojtar kyç i Chelseat duke i ndihmuar ta fitonte Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve, për më shumë, edhe me Italinë e fitoi Kampionatin Evropian.
https://twitter.com/KwameCFC/status/1442142189723832324
“Gjëja që më pengonte më së shumti ishte kur dëgjoja se kisha arritur për shkak të Sarrit. Sepse pa të, kurrë nuk do të isha këtu”.
“Se nuk e meritoja të isha te ky klub, sepse nuk isha mjaftueshëm i mirë. Nuk është e drejtë, unë kam vlerat e mirë”, ka deklaruar Jorginho për BT Sport. /Telegrafi/