Mesfushori italian, Jorginho shënoi një autogol të çuditshëm r gjatë miqësores parasezonale të Arsenalit kundër skuadrës gjermane të Bundesligës 2, FC Nurnberg.
Pas një fundi zhgënjyes të sezonit 2022/23, Topçinjtë po kërkojnë të bëjnë përgatitje maksimale përpara një tjetër lufte për titullin e Ligës Premier në sezonin 2023/24.
Të enjten në mbrëmje, Arsenali u përball kundër FC Nurnberg në Max Morlock Stadion dhe kaloi në epërsi me një gol të shkëlqyer të Bukayo Saka pas shtatë minutash.
Nürnberg draw level through a bizarre own goal from Jorginho. ? pic.twitter.com/fb7Q0qb7d3
— afcstuff (@afcstuff) July 13, 2023
Në pjesën e dytë, Jorginho prodhoi një moment të çuditshëm teksa shënoi një autogol nga rreth 30 metra pas një pasimi nga portieri Karl Jacob Hein.
Tifozët reaguan shpejt pas golit dhe momenti u bë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/