Telegrafi

Jorginho: Mund ta shihja veten me fanellën e Man Cityt, por sot jam i lumtur te Chelsea

Mesfushori i Chelseat, Jorginho pranon se i është mirënjohës trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri, që e mori atë në Stamford Bridge dhe nuk u transferua te Manchester City.

Jorginho shijoi kohën e tij me Sarrin te Napoli dhe që atëherë e ka çuar lojën e tij në një nivel të ri me Chelsean.

Megjithatë, mesfushori italian ka mundur të përfundonte në Etihad, por Blutë dhe Sarri ishin këmbëngulës.

Lexo po ashtu Jorginho zbulon arsyen pse duhet të fitojë Topin e Artë

“Ishte e mrekullueshme koha te Napoli. Napoli nuk është në të vërtetë Itali, është si një vend tjetër, të njëjtin pasion për futbollin nuk do ta gjeni askund. E adhuroja atë qytet dhe atë ekip”, ka thënë fillimisht Jorginho për France Football.

“Isha gati të largohesha nga Napoli kur erdhi Sarri, sepse ai solli Mirko Valdifiorin për rolin tim, por ai më dha një shans dhe u përshtata në mënyrë të përkryer me sistemin e tij taktik. Pendimi i madh është që nuk e fituam Scudetton 2017-18”.

“Ishte Sarri ai që më donte te Chelsea. Isha në negociata me Manchester Cityn dhe tashmë mund ta shihja veten në fanellën e Citizens, por Blutë ishin këmbëngulës dhe sot jam shumë i lumtur këtu”, përfundoi italiani. /Telegrafi/