Mesfushori i Chelseat, Jorginho, ka kërkuar falje për humbjen e penalltisë ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e të dielës.
Kur rezultati ishte 0-0, italiani e pati mundësinë t’i kalonte Blutë në epërsi nga pika e bardhë. Mirëpo, goditja e tij u ndal nga portieri Lukasz Fabianski.
Sidoqoftë, skuadra e tij ia doli ta fitonte ndeshjen në fund me golin e Christian Pulisic në minutën e fundit.
“Ka presion në ndeshjet e këtilla, të cilat duhet t’i fitosh… Përpiqesh ta izolosh mendjen nga presioni, madje edhe me ekzistimin e VAR-it, merr më shumë kohë dhe është vështirë që të përqendrohesh”.
“Si zakonisht, unë tentoj ta izoloj mendjen nga presion, por kësaj radhe pa sukses. Kur ke pakëz dyshim, atëherë ndodh gabimi. Ndoshta pata shumë kohë për të menduar! Kërkoj falje, ndihem keq!”, ka thënë Jorginho për Sky Sports. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QPge6p7AIj4