Telegrafi

Jorginho: Ishte Sarri që më bindi të kaloja te Chelsea

NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - AUGUST 26: Chelsea player Jorginho in action during the Premier League match between Newcastle United and Chelsea FC at St. James Park on August 26, 2018 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Ish-mesfushori i Napolit, Jorginho ka pranuar se Maurizio Sarri e ka bindur atë të refuzojë Manchester Cityn dhe të bashkohet me Chelseat.

Jorginho dukej se ishte i vendosur që të kalonte te City, por në fund ai kaloi te Chelsea.

Jorginho në duel . (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

“Ka shumë gjëra pas një procesi të negocimit”.

“Unë besoj se mbërritja e Sarrit luajti një rol të madh. Edhe madhështia e Chelsea, një klub i madh. Kështu që këta faktorë më ndihmuan të mendoj”.

“[Sarri dhe unë kemi] një marrëdhënie mjaft të mirë. Ai gjithnjë është duke në humor të mirë dhe qesh me mua”.

Maurizio Sarri tani te Chelsea . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

“Ai nuk më thirri, sepse ai nuk është i llojit që të telefonojë lojtarë, por natyrisht, përmes agjentëve, e dija se çfarë ishte dëshira e tij ishte dhe çfarë lloj pune do t’i futeshim “.

“[Loja e Sarrit është] shumë dëfryese, shumë dëfryese. Ai është shumë taktik dhe punon shumë në aspektet taktike të lojës”.

Jorginho . (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

“Ju mund të shihni produktin përfundimtar kur shikoni Napolin dhe si luajmë ne Chelsea tani”, ka thënë Jorginho. /Telegrafi/