Telegrafi

Jorginho dëshiron kalimin te Juve

Juventusi raportohet se po përgatit një sulm për mesfushorin e Chelsea, Jorginho, i cili do të pranonte të ‘kthehej me kënaqësi’ në Itali.

Agjenti Joao Santos deklaroi të martën se e ardhmja e Jorginho ishte me Chelsea, por Sport Mediaset shkruan se italiani i natyralizuar dëshiron një ribashkim me Maurizio Sarri.

28-vjeçari ka qenë i lidhur për një bashkim me Sarrin për herë të tretë në tre klube të ndryshme, pasi trajneri u transferua te Juve verën e kaluar.

Sipas Sport Mediaset ai është ‘objektivi Nr.1 ’për bardhezinjtë në afatin kalimtar të verës.

Ish-futbollisti i Napolit ka shkëlqyer në një pozicion më të përparuar në mesfushë nën drejtimin e Frank Lampard, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë dy asistime në 37 paraqitje këtë sezon.

Nëse Jorginho kalon te Juve, atëherë Miralem Pjanic me shumë gjasë mund të largohet. /Telegrafi/