Site icon Telegrafi

Jorge Mendes i ofron Barcelonës shërbimet e yllit të PSG-së, por blaugranasit nuk janë të interesuar

Barcelona nuk ka bërë lëvizjet që ata do të dëshironin t’i bënin në orët përfundimtare të afatit kalimtar veror dhe pika më e dobët në ekipin e tyre mbetet pozicioni i mesfushorit defanziv pas lëndimit të Marc Bernal.

Trajneri Hansi Flick kishte deklaruar se ata do ta mbulojnë mungesën e Bernal me Eric Garcian dhe Marc Casadon, megjithatë ata tentuan që të gjejnë një zëvendësim për të.

Duke ditur se ishte gati e pamundur për shkak të gjendjes së tyre financiare, Matteo Moretto kishte zbuluar se talenti i Liverpoolit, Stefan Bajcetic, ishte një opsion në tavolinë, para se një marrëveshje e mundshme të përjashtohej.

Një tjetër emër që ishte lidhur me Barcelonën ishte Danilo Pereira i Paris Saint-Germainit, i cili nuk konsiderohet si pjesë e planeve të Luis Enriques.

32-vjeçari e ka avantazhin pasi përfaqësohet nga agjenti i njohur Jorge Mendes, i cili njihet se ka një raport të fortë me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.

Sidoqoftë, Moretto ka shpjeguar se sipas informacioneve që janë dhënë, nuk ka ndonjë shenjë se Pereira i intereson Barcelonës.

Klubi blaugranas duket se ka vendosur përfundimisht që t’i besojnë dyshes Garcia dhe Casado, të paktën deri në afatin kalimtar të janarit./Telegrafi/

Exit mobile version