Telegrafi

Jorge Mendes hap bisedimet me Portugalinë për emërimin e Mourinhos

Ka raporte në rritje për emërimin e Jose Mourinhos si trajner i Portugezit dhe agjenti Jorge Mendes thuhet se ka hapur bisedimet me Federatën Portugeze të enjten.

Portugezët kanë shkarkuar trajnerin Fernando Santos, i cili arriti në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar dhe sipas disa raporteve, Mourinho është kandidati kryesor për ta zëvendësuar.

Sipas Il Corriere Dello Sport, agjenti i Special One, Jorge Mendes zhvilloi të enjten një takim të parë me Presidentin e Federatës Portugeze, Fernando Gomes, duke diskutuar për pagën e mundshme të klientit të tij.

 

Megjithatë, sipas raportit, qëndrimi te Roma mbetet prioriteti i Mourinhos, pas kontrata e tij në Stadio Olimpico skadon në qershor 2024.

Ndërkohë, trajneri portugez ka mbërritur dje në Portugali së bashku me skuadrën e tij.

Roma do të përgatitet për pjesën e dytë të sezonit në vendlindjen e Mourinhos dhe sot në orën 20:00 do të përballet me Cadizin në një ndeshje miqësore në Estadio Municipal of Albufeira. /Telegrafi/